Seminar informues për shërbimet që mbulohen nga disa organizata të shoqërisë  civile në kuadër të zbatimit të Masave Alternative të Dënimit

Vendi: Hotel Fier (Fier)
Data: 21 Shtator 2010

Në kuadër të projektit “Rrjeti Kombetar Per Denimet Alternative ne Shqiperi në qytetin e Fierit në datën  21.09.2010 në hotel “Fieri” u zhvillua seminari me temë “ Seminar informues për shërbimet që mbulohen nga disa organizata të shoqërisë  civile në kuadër të zbatimit të Masave Alternative të Dënimit”.
Në seminar morën pjesë perfaqësues të Drejtorisë së Shërbimit të Provës Fier, Prokurorë të Gjykatës Fier dhe pjestarët e stafit  të projektit.
Në këtë takim u diskutua rreth Memorandumit të Bashkëpunimit që në kuadër të këtij projekti është nënshkruar me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Provës; Programet e ndryshme të trajtimit si ai me metadon; terapitë afatshkurtëra dhe afatgjata, për personat që marrin masa alternative të burgimit.
Takimi vijoi sipas axhendës së parashikuar, duke përshrië diskutime prej pjesëmarrësve të cilët ndërhynin me pyetje dhe komente.
Ky takim u prezantua nga Z. Genci Mucollari, Drejtor i Aksion Plus, që paraqiti shërbimet që ofrohen nga Aksion Plus në kuadër të këtij projekti, rëndësinë e bashkëpunimit mes Shërbimit të Provës dhe Shoqërisë Civile, dhe rolin që ka Organi i Prokurorisë në zbatimin e dënimeve alternative ne Shqipëri.
Prezantimi i Z. Mucollari u vijua nga Z. Spartak Mitrushi, Drejtor i Zyrës Rajonale të Shërbimit të Provës, Fier paraqiti ecurinë e këtij shërbimi të ri që prej krijimit dhe cfarë konkretisht Zyra e Shërbimit të Provës Fier është duke supervizuar. Rastet konkrete që u hodhën në diskutim prej tij u diskutuan dhe me prokurorët e ftuar në takim duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit sa më të mirë mes Prokurorisë dhe Shërbimit të Provës.
Më tej diskutimi vazhdoi rreth praktikave të mira nga shumë vende ndërkombëtare që kanë aritur rezultate pozitive të implementimit të dënimeve alternative dhe roli i Prokurorisë në këtë bashkëpunim. Prej stafit të projektit u prezantua se cfarë mund të përfitojë një i dënuar nga bashkëpunimi midis Shërbimit të Provës, Prokurorisë dhe OJF-ve dhe sa rritet efektiviteti i zbatimit të dënimeve alternative nga ky bashkëpunim.
Në vazhdim seminari vijoi me një prezantim të detajuar nga ekspertet e programit të programeve që zbatohen në kuadër të projektit, si terapia mbajtëse me metadon; programi i menaxhimit të zemërimit, këshillimet individuale dhe ne grup, programet e zhvillimit profesional.