Sipas rendit të axhendës, prezantimi I rradhës u mbajt nga Znj. Enkeleda Ngjelina, Punonjëse Sociale e projektit.  Prezantimi u përqëndrua në funksionimin e Qëndrës së Metadonit, për llojet e drogës dhe efektet negative përkatëse, në efektet dektosifikuese të Metadonit, në dozimin e tij, moshën mesatare të përdorimit të tij, në lidhjen shkakësore mes minimizimit të varësisë nga heroina dhe uljes së sjelljes kriminale. Në këtë aspekt, ajo nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit me Shërbimin e Provës, për rehabilitimin dhe normalizimin e këtyre subjekteve në komunitet.
Në përfundim të prezantimit, Znj. Ngjelina përmendi trajnimet e realizuara me strukurat mjekesore, sociale, psikologë dhe policinë anti-drogë në kuadër të parandalimit e të trajmit të përdorueve të drogës.
Prezantimet e realizuara nxitën mes pjesëmarrësve diskutime e debate për cështje të ndryshme. Cështjet me përparësi në diskutim ishin, problemet ligjore qe mund të krijohen nga përdorimi apo shitja e substancave narkotike, përcaktimi I një doze minimale, procesi I mbikëqyrjes së subjekteve dhe rastet poziteve nga 600 raste 200 kanë rezultuar të suksesshëm, kapaciteti I programeve të shoqatave si dhe konsolidimi I lidhjes proceduriale mes Gjykatës, Shërbimit të Provës dhe Shoqatave të Rrjetit.

Në fund të seminarit, Znj. Marinela Sota, Drejtoreshë Ekzekutive e Shoqatës Përthyerja, prezantoi programet e zbatuara në kuadër të projektit. Znj. Sota shpjegoi rëndësinë e trajtimit të sjelljes në reduktimin e tendencave kriminale. Ndër programet më të rëndësishme ajo renditi, Programin e Menaxhimit të Zemërimit, Këshillimin individual dhe në grup, Programin e Terapisë së Artit, Programin e Menaxhimit të Agresiviteti. Gjithashtu, ajo prezantoi përmbajtjen e programeve dhe kapacitetet e tyre. Prezantimi dhe njëkohësisht seminari përfundoi me diskutimin e  një rasti studimor të huazuar nga Rumania për të cilin pjesëmarrësit dhanë konkluzione dhe perspektiva të ndryshme.